3.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

PDK: Prezenca e xhandarmërisë serbe në Karaçevë, kërcënim i hapur dhe cenim i sovranitetit të Kosovës

Më të lexuarat

Partia Demokratike e Kosovës ka dënuar ashpër prezencën e ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

“Ky veprim i toleruar nga Qeveria e Kosovës dhe KFOR është cenim i rëndë i sovranitetit dhe sigurisë kombëtare. Është kërcënim i hapur ndaj tërësisë territoriale dhe sigurisë së qytetarëve të Kosovës.

Provokimet e vazhdueshme të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar dhe brenda territorit të Kosovës në sytë KFOR-it që e ka atë përgjegjësi, janë të papranueshme”, thuhet në reagimin e PDK-së.

PDK ka theksuar se nevoja e relaksimit dhe mirëkuptimit të raporteve mes fqinjëve, nuk e arsyeton veprimin e futjes së ushtrisë serbe në territorin e Kosovës.

“Është e kundërta e atij qëllimi, është provokim dhe cenim i sovranitetit. Në kohën kur udhëheqësit e lirisë, të shtetit dhe Kosova po goditen, pikërisht për luftën e drejtë kundër asaj ushtrie vrastare, nuk është momenti i eksperimenteve të tilla me simbolika që rikthejnë vetëm dhimbjen dhe terrorin për qytetarët e vendit.

Asnjë deklaratë, kurrë nuk është lëshuar nga ushtria dhe ndonjë lider institucional serb, kundër veprimeve gjenocidale të Serbisë mbi popullatën civile në Kosovë”, thuhet më tej në reagim.

Sipas PDK-së, veprimi i tillë me ushtri, pas gabimeve të qeverisë Kurti dhe Hoti, në futjen pa kontroll të konvojeve “mjekësore dhe humanitare” në emër të pandemisë, për paqen dhe të ardhmen e raporteve mes dy shteteve janë më shumë se gabim – rrezikim dhe rrënim i asaj çfarë është arritur deri më tani.

“Ftojmë qeverinë e Kosovës dhe bashkësinë ndërkombëtare që të reagojnë me shpejtësi dhe veprime të drejtpërdrejta për t’i ndalur këto provokime të drejtpërdrejta ndaj sovranitetit të vendit dhe shmangin çfarëdo konflikti të mundshëm që mund t’i cenoj të arriturat e deritanishme”, thekson PDK.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit