5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

PDK e AAK në objektet e uzurpuara

Më të lexuarat

Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje mbajnë sekret çështjen e statusit të selisë së partive dhe pagesën e qerasë. Ndërkaq AAK-ja pranon se selia e kësja parti është në pronën shoqërore dhe nuk paguan qera që nga themelimi i AAK-së.

PDK dhe AAK, selitë e tyre në Prishtinë i kanë në prona shoqërore dhe nuk paguajnë qera që nga paslufta. Shfrytëzimi i pronave shoqërore nga ana e partive politike konsiderohet edhe si uzurpim i godinave shtetërore, sepse nuk paguajnë qera. Këto objekte do të mund të ishin në shërbim të institucioneve publike e jo të partive politike për faktin se shumë institucione publike ende janë në objekte private në “mungesë” të objekteve shtetërore dhe paguajnë qera të majme nga buxheti i shtetit. Partitë politike do të duhej të ishin në prona private, ose të paguajnë qita për shfrytëzimin e pronave shoqërore, shkruan Bota sot.
Kështu, përderisa LDK-ja tashmë është në “shtëpinë” e vet të kahershme të cilën e ka blerë “me letra” që nga koha e pasluftës, janë partitë e pasluftës të cilat u vendosen në objekte shoqërore në të cilat edhe sot e kësaj dite vepronë, por që nuk paguajnë qera dhe nuk dihet se mbi bazë të cilave vendimeve juridike vazhdojnë veprimtarinë e tyre në këto objekte.
Zyrtari i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thotë se selia e PDK-së, zyrat në katin e katër në sheshin “Nëna Tereza” kanë qenë në pronësi të Ndërmarrjes Shoqërore “Drithnaja”, të cilat janë privatizuar në Valën 44 si “Ndërmarrja e Re Drithnaja Zyrat” sh.p.k dhe kontrata është ratifikuar më 1 shkurt 2011. Kurse selia e AAK-së, sipas të dhënave që posedon AKP, deri në këtë moment nuk figuron të jetë në pronëse shoqërore./bs/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit