Subjektet opozitare nuk e shohin si zgjidhje koalicionin PDK-AAK.
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë për Dukagjinin se një koalicion i tillë nuk do ti bëjë mirë Kosovës.
“Mendoj se nuk i kontribuon as Kosovës e as AAK-së një koalicion i tillë sepse ne jemi në një situatë, të cilën, koalicionet e reja nuk mund ta përmirësojnë”, ka thënë Mustafa
Ditë më parë, edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca i pati bërë thirrje AAK-së që të mos bëhet parti satelit e PDK-së.kohaislame