Opozita pritet të dorëzojë në Kuvend një mocion mosbesimi për kryeparlamentarin Ilir Meta, fill pas akuzave të djeshme të deputetit Tom Doshi, se Meta ka paguar për vrasjen e tij dhe të deputetit të PD-së, Mëhill Fufi.
Mocioni u la të kuptohej sot gjatë fjalës së Bashës në mbledhjen e grupit.Nuk dihet nëse kërkesa për mocion do të depozitohet në seancën e së enjtes, por ajo është paralajmëruar sot në mbledhjen e përjavshme të grupit demokrat. PD kërkoi dorëheqjen e Ilir Metës dhe vënien e tij në dispozicion të Prokurorisë. kohaislame