0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

PD nuk e ka në plan që të largohet

Më të lexuarat

Partia e Ferid Aganit nuk e ka në plan që të largohet nga qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi, pavarësisht paralajmërimeve të partisë së Behgjet Pacollit, se do të ikin nga qeverisja nëse partia në pushtet hyn në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Zyrtarët e Partisë së Drejtësisë, e cila është pjesë e Koalicionit për Kosovë të Re, ku bëjnë pjesë më shumë se tri subjekte politike (AKR, PSD, PD, etj.), thonë se AKR-ja mund të flasë vetëm në emër të saj, por jo edhe në emër të subjekteve tjera që janë pjesë e koalicionit, shkruan “Zëri”.

Megjithatë, analistë politikë vlerësojnë se aktualisht në këtë mes është duke u zhvilluar një lojë nervash.

Sipas tyre, nëse AKR vendos të dalë prej koalicionit, atëherë, vlerësojnë ata, ai koalicion bie pavarësisht se çka mendojnë partnerët e veçantë në KKR, sepse AKR ka numrin më të madh të votave në KKR.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Jeton Svirca, shprehet i vendosur se nuk do të ketë lëkundje të koalicionit aktual qeverisës, por megjithatë, sipas tij, nëse ndodh diçka e tillë, atëherë PD do të dalë me qëndrim të saj.

“Ne ende nuk e kemi shqyrtuar një gjë të tillë, megjithatë deklaratat e AKR-së vlejnë vetëm për këtë subjekt politik, por jo edhe për PD-në. Ne kemi bërë llafe për këto që po fliten nëpër medie, mirëpo kemi premtime se koalicioni do të vazhdojë më tutje”, ka thënë Svirca.

Ndërkaq, kreu i PD-së, Ferid Agani, ka thënë që nuk përgjigjet në pyetje hipotetike, kur është pyetur nga “Zëri” se cili është qëndrimi i PD-së karshi qëndrimit të AKR-së. /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit