Imagjinoni: ktheheni në shtëpi, dritat ndizen, dhe furra fillon t’iu përgatisë darkën. Ju nuk shtypët asnjë gjë, por GPS i iPhone-t tuaj i fillon të gjitha këto veprime vetëm me anë të lajmërimit se ju jeni tashmë në shtëpi. Mbase do kohë që të realizohet, po ky është sugjerimi i ardhshëm nga një patentë e kompanisë Apple, publikuar së fundmi. Patenta përshkruan një sistem dhe metoda të përcaktimit të komunikimit me anë të internetit pa tel të pajisjeve për të kontrolluar operacione mbi pajisje të ndryshme të bazuara edhe në vende të ndryshme. Çfarë lloj gjërash mund të kontrolloj iPhone juaj? “Sistemin e ndriçimit, të sigurisë, hapjen e dyerve, muzikën, ndryshimin e temperaturave etj”, – deklaron kompania. Ndërtimi i patentës bazohet në elementet e parashikueshmërisë, si p.sh: kur hyni në shtëpi dritat i doni të ndezura, po hytë në dhomën e gjumit ka shumë mundësi që edhe drita e banjës tuaj të ndizet. Patjetër, që problemi ngelet komunikimi në rrjet të të gjitha pajisjeve. Sistemi i Apple nuk ka të bëjë me blerjen e pajisjeve të tjera elektroshtëpiake edhe me aftësinë e tyre për tu lidhur në rrjet, çdo gjë që lidhet me internet, madje edhe një pajisje USB mund të bëj punë./PCWorld