Molekulat nga patatja ndalojnë ndikimin e dëmshëm të baktereve që jetojnë në lukth dhe njëherësh shkaktojnë të thatin në lukth.Hulumtime dhe studime të shumta nga ekspertë dhe mjekë të ndryshëm nga mbarë bota, në bazë të të dhënave dhe shumë studimeve e hulumtimeve të ndryshme, kanë arritur që në shumë fusha ta vërtetojnë dobinë që ka patatja për organizmin e njeriut dhe për shëndetin në përgjithësi. Sipas këtyre studimeve, molekulat nga patatja do të mund të ndalonin ndikimin e dëmshëm të baktereve që jetojnë në lukth dhe njëherësh shkaktojnë të thatin në lukth.
Për dallim nga antibiotikët, bakteret nuk mund të jenë rezistuese ndaj ‘lëngut të patates’, përderisa ai nuk shkakton kurrfarë efekte të dëmshme anësore me këtë rast.
Shkencëtarët shpresojnë se ‘lëngu i patates’ së shpejti do të përdoret si shtesë në menynë e të ushqyerit, dhe në këtë mënyrë do t’i ndihmojë një numri të madh të njerëzve të cilët vuajnë nga i thati në lukth./koha/kohaislame