1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Pata një pyetje rreth agjërimit

Më të lexuarat

Pyetja:

Eselamu aljekum!
Allahu ju shpërbleftë me xhenetin Firdeus dhe ju përforcoftë në punën që bëni. Me të vërtetë na ndihmoni shumë.
Pata një pyetje rreth agjërimit. A më është prishur agjërimi atë ditë kur në dhëmbin tim ka pasur pambuk me ilaç, që më është vënë në mbrëmje dhe të nesërmen kam agjëruar, mirëpo ndonjëherë në gojë kam ndier një erë ilaçi. Kështu kam agjëruar një ditë, ndërsa të nesërmen, me frikën që a do ta kem të pranuar, nga mesi i ditës e kam hequr pambukun. Çfarë mendimi keni për këtë?
Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Fillimisht kërkojmë falje për vonimin e përgjigjes, duke pasur parasysh se kemi pasur një numër të konsideruar pyetjesh në ueb faqen tonë.

Duke pasur parasysh rregullat e prishjes së agjërimit dhe gjërat të cilat e prishin agjërimin, mund të them se agjërimi juaj është i plotë dhe nuk ka nevojë për kompensim. E gjithë kjo duke u bazuar në pyetjen dhe sqarimin tuaj. Themi se:
– ilaçi (shërimi) është dy llojesh: ushqyes dhe joushqyes; ky që keni përdorur ju është joushqyes;
– gjithashtu ilaçi që keni përdorur nuk ka shkuar poshtë, mirëpo sa kuptova është ilaç kundër dhembjes apo një lloj antibiotiku;
– sa i përket kundërmimit (aromës së keqe), ajo nuk e prish agjërimin dhe është e ditur se vetë agjëruesit i vjen një aromë jo e këndshme. Për këtë, Pejgamberi alejhi selam ka thënë se “era e agjëruesit tek Allahu është më e mirë sesa era e parfumit.”
Allahu e di më së miri.

Eroll Rexhepi
12.10.2008

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit