1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pasimi i imamit?

Më të lexuarat

Pyetja:

Pyetje e parë: A më pranohet namazi në qoftë se nuk arrij t’i them salavatet dhe lutjet ngase imami nganjëherë e përfundon namazin më shpejt se ç’duhet e kam fjalën për namazet farz. Pyetja e dytë: Pse kam shumë frikë nga njerëzit, frikë të komunikoj me ta bile bile edhe me të afërmit kam shumë turp nganjëherë më merret edhe goja nga turpi këtë problem e kam tash e 6 vite prej se kam hyrë në moshën e pjekurisë dhe vetëm sa vijnë duke m’u përkeqësuar punët. Ju lutem të më jepni një përgjigje më të detajuar në lidhje me këtë pyetjen e fundit sepse nuk po di si të veproj. Allahu na shtoftë diturinë.

 

Përgjigjja: 

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

 

Pyetja e parë:

Nëse ju faleni me imam dhe nuk arrini ti përfundoni lutjet e parapara në namaz, për shkak se Imam e përfundon namazin, atëherë kjo nuk ka ndonjë të keqe, pasi që çdo mangësi që mund ta leni ju, ajo plotësohet me namazin e Imamit. Prandaj edhe nëse falësi gabon vetë dhe është me imam, atëherë në këtë rast duhet ta pasoj imamin dhe nuk i lejohet që të bëj sehvi sexhde, pasi që atë gabim ia kompenson namazi i Imamit. Zoti e di më së miri!

 

Pyetja e dytë:

Në lidhje me problemin tënd mund të lexoni këtu:

http://www.klubikulturor.com/klubiri/?aid=1625

Zoti e di më së miri!

 

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit