Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, pasi që ata pas konstatimit nga mjeku kujdestar që: “axha i tyre nuk kishte shenja jete”, ishin revoltuar ndaj personelit mjekësor dhe gjatë ndërhyrjes policore i kanë penguar dhe sulmuar fizikisht edhe zyrtarët policorë.
Më vendim të prokurorit, rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.