11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Pasi na vdesin prindërit, cilat janë obligimet tona ndaj tyre? 

Më të lexuarat

Pyetja:

Pasi na vdesin prindërit, cilat janë obligimet tona ndaj tyre?

***

Përgjigja:

Ne duhet të kujdesemi për të drejtat e prindërve tanë që u takojnë edhe pas vdekjes së tyre. Kjo arrihet duke u kujdesur për rregullat në vijim:

  1. Duaja për ta

Pas vdekjes së tyre, prej bamirësisë sonë është që të bëjmë dua për ta. Kështu, pas vdekjes së tyre fëmija bën dua për ta më shumë sesa që ka bërë dua për ta kir kanë qenë në jetë, ngase duaja e fëmijës ua shton atyre të mirat pas vdekjes. Këtë e bazojmë në hadithin e Pejgamberit i cili thotë:“Kur njeriu vdes , i ndërpriten veprat e tij, përvec tri gjërave: sadakasë së rrjedhshme, diturisë prej të cilës përfitohet dhe pasardhësit të devotshëm i cili bën dua për të.” [1]

2. Istigfari (kërkimi) i faljes për ta

Prindërit janë njerëzit më meritorë për të cilët fëmija mund të kërkojë istigfar duke e pasur parasysh bamirësinë e madhe të tyre ndaj fëmijës. Allahu i Madhërishëm i përmend fjalët e Ibrahimit alejhis-selam, i cili tha: “Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua dhe prindërëve të mi.” (Ibrahim, 41)

3. Zbatimi i porosive të tyre

Kjo arrihet duke i zbatuar porositë e tyre, duke vazhduar punët e bamirësisë dhe të hajrit të cilat i bënin kur ishin të gjallë, ngase nëse fëmija vazhdon t’i bëjë punët e mira që prindërit i kishin bërë dikur, shpërblimi u shkon atyre edhe pas vdekjes.

4. Respektimi i miqve/mikeshave të tyre

Kjo vepër llogaritet si bamirësi ndaj prindërve. Njëherë Ibën Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e takoi një beduin rrugës për Mekë, përshëndeti me selam, e hipi në gomarin e tij dhe nga koka e hoqi kapelën  dhe ia dha atij. Ibën Dinari thotë: “Ne i thamë atij: Allahu tv përmirësoftë, ata janë beduinë dhe kënaqen me pak.” Ibën Omeri tha: “Babai i këtij ka qenë mik i Omer ibën Hattabit. Unë e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vërtet bamirësia më e mirë është që fëmija t’i respektojë të afërmit e mikut të babait të tij pas vdekjes së babait.” [2]

5. Mbajtja e lidhjeve farefisnore që nuk bëhet përvec përmes tyre

Kjo do të thotë qv fëmija duhet mbajtur lidhjet me njerëzit eafërm të prindërve të tyre, si xhaxhallarët, hallat, dajallarët, tezet, gjyshërit, gjyshet dhe fëmijët e tyre. E gjithë kjo llogaritet si bamirësi ndaj tyre. Argument për këtë e kemi hadithin e sipërpërmendur, si dhe hadithin: “Kush dëshiron të mbajë lidhjet me babanë e tij në varr, le t’i mbajë lidhjet me vëllezërit e tij pas vdekjes së tij.” [3]

6. Të japësh sadaka pas vdekjes së tyre

Nga Sa’d ibën Ubade (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na përcillet se kur i kishte vdekur nëna, i kishte thënë të Dërguarit të Allahut: “Nëna ime vdiq. A të jap sadaka për të?” Ai tha:”Po.” Sa’d pyeti:”Cila sadaka është më e vlefshme?” Pejgamberi u përgjigj:”Shpërndarja e ujit për pije.” Sa’di hapi një pus dhe tha:”Ky është pusi i familjes së Sa’dit në Medinë.” [4]

Ndërsa nga Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na përcillet se një njeri i tha të Dërguarit të Allahut:“O i Dërguar i Allahut, nëna ime ndërroi jetë befasisht. Mendoj se sikur të kishte mundësi të fliste, do të jipte sadaka. A kam unë shpërblim nëse jap sadaka për të?” Pejgamberi i tha:”Po.” [5]

7. Vizitimi i varreve të tyre

Nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na përcillet se Pejgamberi kishte vizituar varrin e nënës së tij,me c’rast kishte qarë vetë dhe i kishte bërë të tjerët të qajnë, e pastaj kishte thënë:“Kërkova nga Zoti im leje që ta vizitoj varrin e nënës sime, e Ai më dha leje, ndërsa kur i kërkova leje që të lutem për t’iu falur mëkatet, nuk më dha leje.” [6].

Mahmud El Misri, Edukata islame

————————————————

[1] Muslimi, 1631.

[2] Muslimi, 2552.

[3] Shënojnë Ebu Ja’la (3/161) dhe Ibën Hibbani (2031). Shejh Albani e ka klasifikuar si sahih, Silsiletun Sahiha (1432). Ndërsa teksti shkëputur nga libri Meusuatul Adabil Islamije (1/168-169).

[4] Nesaiu (6/254) dhe Ahmedi në Musnedin e tij (23735) me sened autentik (17/145).

[5] Buhariu (1388), Muslimi (1004).

[6] Muslimi, 976.

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit