Tre persona të maskuar me rrobat e babadimrit , kanë plagosur dy persona në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 :00 të mëngjesit.
Personat e maskuar kanë tentuar të grabisin një argjendari. Pas plagosjes së dy personave, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht janë në arrati.
Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi, ka thënë se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë të cilit i ka dal në ndihmë një fqinj i tij.
“Njëri nga të maskuarit ka gjuajtur me pistoletë dhe ka plagosur dy argjendarët”,tha Krasniqi, raporton PrizrenPress. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryeprokurori i Prizrenit,Sylë Hoxha.
Kjo është hera e dytë që njerëz të maskuar me veshje të Babadimrit kanë kryer vjedhje. Të mërkurën në Tiranë, katër persona të maskuar si babadimër e kanë grabitur një argjendari.