Ashtu siç bëri, pas sulmit në Chalrie Hebdo, edhe pas sulmit në Danimarkë: Netanjahu u bëri thirrje hebrenjve evropianë të emigrojnë në Izrael.
Disa orë më vonë, kur në kryeqytetin e Danimarkës u sulmua një sinagogë, Kryeministri izraelit Benjamin Netenyahu përsëri u bëri thirrje hebrenjëve evropianë të emigrojnë në Izrael, raporton Anadolu Agency (AA).
“Hebrnjtë përsëri vriten në tokën evropiane vetëm për shkak se ata janë hebrenjë dhe pritet që kjo seri e sulmeve terroriste, duke përfshirë sulmet vrastare anti-semite të vazhdojnë”, tha Netanyahu në fillim të mbledhjes javore të kabinetit të tij.
“Sigurisht, hebrenjtë meritojnë mbrojtje në çdo vend, por ne u themi hebrenjvë – Izraeli është shtëpia e çdo hebreu,” tha Netanjahu, duke shtuar se Izraeli po përgatitet për “emigracionin masiv nga Evropa”.
Gazeta izraelite “Haaretz”, ka publikuar se qeveria e kryeministrit Netenyahu punon për të dyfishuar numrin e emigrantëve hebrenj në Izrael nga Evropa, duke përfituar nga dy sulmet e fundit mbi tokën evropiane.