2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pas Merkelit, edhe Barroso bojkoton Ukrainën

Më të lexuarat

Një zëdhënëse e presidentit të Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso thotë se Barroso “nuk e ka ndërmend” që të udhëtojë për në Ukrainë për kampionatin e futbollit Euro 2012, përderisa Ukraina nuk ndërmerr hapa për të adresuar shqetësimet ndërkombëtare “shumë serioze” mbi trajtimin e ish kryeministres së burgosur Julia Timoshenko.

Ky njoftim vjen, pas raporteve se kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila është gjithashtu e shqetësuar në lidhje me trajtimin e Timoshenkos, mund t’iu kërkojë ministrave të qeverisë së saj, që të përmbahen nga ndjekja e ndonjë ndeshje futbolli në Ukrainë, e cila bashkorganizon turneun me Poloninë nga muaji qershor.
Republika Çeke tha se presidenti Vaclav Klaus nuk do të marrë pjesë në një samit të Evropës Qendrore që mbahet në Ukrainë në muajin maj për shkak të shqetësimeve në lidhje me rastin.
Timoshenko, e cila po vuan një dënim prej shtatë vjetësh burg për shpërdorim të detyrës, deklaroi javën e kaluar se ajo ishte rrahur nga rojet e burgut dhe ka nisur një grevë urie./BS/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit