Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ambasadorin e Republikës së Turqisë Hasan S. Aşan.
Gjate takimit, Kryetari i Kuvendit . Meta i shprehu Ambasadorit Aşan mirënjohjen e tij për mbështetjen dhe miqësinë e ngushtë që Turqia i ofron Shqipërisë.
‘Turqia është një vend vëllazëror për Shqipërinë, dhe ne do të punojmë për konkretizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera që ekzistojnë mes dy vendeve’- tha Meta.
Ambasadori Asan i percolli Metes mesazhin e urimit të Kryetarit të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë z. Cemil Çiçek me rastin e zgjedhjes në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
Në përfundim, Kryetari i Kuvendit shprehu vullnetin për intensifikimin konkret të marrëdhënieve nder-parlamentare mes Shqipërisë dhe Turqisë./Panorama/kohaislame.com