1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Pas dështimit në referendum, edhe kreu i opozitës jep dorëheqje

Më të lexuarat

Kreu i opozitës greke, Antonis Samaras, bëhet “viktima” e parë e votës “JO” në referendumin e sotëm. Ai ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të Demokracisë së Re, pas rezultatit në referendum.
 
Opozita greke mbështeste masat shtrënguese të kreditorëve dhe bëri fushatë që qytetarët të votonin pro tyre në referendum. Por, në përfundim të numërimit, 61% e qytetarëve votuan kundër propozimeve të kreditorëve.
 
Vendimin e dorëheqjes e komunikoi vetë ish-kryeministri Samaras, i cili njëkohësisht i kërkoi qeverisë së Tsipras të përmbushë të gjitha detyrimet e saj dhe të mos lejojë rrënimin e mëtejshëm të Greqisë. Samaras njoftoi gjithashtu edhe nisjen e procedurave për zgjedhjen e kreut të ri Demokracisë së Re. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit