2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Pas BBC-së, Florian Kunushevci zbuloi probleme edhe në sistemin e sigurisë të NASA-s

Më të lexuarat

Eksperti i sigurisë kibernetike, Florian Kunushevci ka gjetur një problem në rrafshin e sigurisë kibernetike të NASA-s.

Kështu ka bërë të ditur vet Konushevci përmes llogarisë personale në Facebook teksa ka shpërndarë edhe e-mail e pranuar nga agjencia amerikane e aeronautikës.

“Pas një periudhe prej gati 90 ditësh, kam mundësi të ndaj me ju raportimin e bërë ndaj agjencisë Amerikane të aeronautikës ‘NASA’ ku pata mundësi që të raportoj një problem në aspekt të sigurisë kibernetike që komprementonte disa të dhëna për një shërbim/shërbime të NASA”, ka shkruar ai.

Ai më tutje deklaroi se “si një entuziast i madh ndaj gjithësisë, galaktikave, planeteve, universit, është një nder i veçantë që ekziston mundësia të bashkëpunosh me një agjensi si NASA”.

Ndryshe, NASA pranon se “dobësitë e jashtme mund të zbulohen nga kushdo në çdo kohë dhe ka lëshuar këtë politikë në mënyrë që të sigurojë udhëzime të qarta për studiuesit e sigurisë në mënyrë që ata të ndihen rehat duke raportuar dobësitë që kanë zbuluar në mirëbesim”

Burimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit