1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Pas bananeve, import i madh lëkurash nga Kolumbia, era e rëndë çorienton qentë antidrogë

Më të lexuarat

Deri dy vjet më parë, importet nga Kolumbia ishin minimale. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në vitin 2015, importet totale nga ky shteti ishin 64.5 milionë lekë, ose rreth 480 mijë euro. Produkti kryesor që importohej ishin “Kafe, çaj dhe erëza”, në sasi minimale prej 30 milionë lekësh dhe “frutat dhe arrat e ngrënshme” prej 12 milionë lekësh.

Por, në 2016-207, importet nga ky shtet shënuan një rritje të shpejtë. Në 2016-n arritën në 609 milionë lekë, ose 4.5 milionë euro, me dhjetëfishim. Tendenca rritëse vazhdoi edhe në 2017-n, teksa importet në total arritën në 6 milionë euro, me një rritje prej 36% (shiko grafikun e importeve në total).

Dy janë grupet që kanë ndikuar në këtë rritje. Së pari  importi i “Frutave dhe arrat e ngrënshme” kërceu nga 90 mijë euro në vitin 2015 në 2 milionë euro në 2016-n dhe 2.2 milionë euro në 2017-n, 99% të të cilave e përbëjnë bananet, sipas të dhënave të detajuara nga doganat. http://www.monitor.al/tregu-bananeve-ne-shqiperi-sa-konsumojme-dhe-si-u-10-fishuan-importet-nga-kolumbia/

Së dyti, në 2016-n, një produkt i ri filloi të tregtohej nga Kolumbia, ai i “Lëkurëve të papërpunuara dhe të përpunuara”, që arriti në 2.2 milionë euro në 2016-n dhe 2 milionë euro në vitin 2017. Kolumbia kaloi direkt në importuesin e katërt më të madh të këtij produkti, pas Italisë, Spanjës dhe Indisë, sipas të dhënave të INSTAT, me 1.5% të peshës në total. Në sasi, nga Kolumbia u importuan 175 mijë kg lëkurë, me një çmim mesatar për kg prej 1577 lekë, gati gjysma e çmimit të këtij produkti për importet nga Italia (2462 lekë/kg) dhe Spanja (3,078 lekë/kg).

Shteti i Kolumbisë u kthye në kryefjalën e ditës në Shqipëri, pasi Policia kapi dy ditë më parë në Durrës ngarkesën më të madhe të kokainës në historinë shqiptare prej 613 kg, në një kamion me banane që ishte nisur nga Kolumbia.

Më herët, eksportues shqiptarë kishin shprehur shqetësimin për Monitor se disa kultivues të hashashit kanë hyrë në biznesin e lëkurës së papërpunuar. Për shkak të erës, që ka lëkura, çorienton nuhatjen, ndaj eksporti i këtij produkti përdoret si mbulesë e transportit të narkotikëve

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit