14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Pas 8 viteve, Gjykata konstaton se Ministria fshehu informacionet për milionat e autostradës

Më të lexuarat

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konstatuar sot se Ministria e Infrastrukturës ka fshehur kontratën publike të autostradës Morinë-Merdar dhe ka obliguar ministrinë që ta bëjë publike dosjen e tenderit me kompaninë “Bechtel Enka” lidhur me këtë autostradë.

Paditësi i ministrisë, Lëvizja FOL është njoftuar sot se ka fituar rastin ndaj Ministrisë së Infrastrukturës e cila para tetë viteve kishte refuzuar kërkesën për qasje në dokumentet publike, konkretisht qasjen në kontratën për ndërtimin e autostradës Morinë- Merdare.

Në aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, thuhet se aprovohet si e bazuar kërkesë-padia e paditësit “Lëvizjes FOL”, dhe se MTPT (tani Ministria e Infrastrukturës) detyrohet që brenda 30 ditëve t’i lejojë Lëvizjes FOL që të ketë qasje në “Dosjen e tenderit për ndërtimin e autostradës për ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare dhe kopjen e kontratës për ndërtimin e kësaj autostrade”.

Për fitimin e këtij rasti ka njoftuar sot edhe Lëvizja FOL, përmes një njoftimi për media.

“Që nga fillimi i këtij projekti FOL kishte kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të jenë transparente në këtë të gjitha proceset tenderuese, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. FOL pret që pasi ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm Ministria e Infrastrukturës do të lejojë qasjen në dokumentet e kërkuara 8 vite më parë”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes FOL.

Kontrata mes Ministrisë së Infrastrukturës (ish-Ministrisë së Transportit, Postës dhe Telekomit) dhe kompanisë “Bechtel Enka” ishte nënshkruar para tetë vitesh dhe vlente qindra miliona euro. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit