Kim Jon-un është bërë lideri i parë i Koresë së Veriut që ka shkelur në territorin e Koresë së Jugut pas 65 viteve, me qëllim që të takohet me presidentit e atij vendi Moon Jae-in në samitin historik të paqes.
Dy armiqtë e përbetuar kanë shtrënguar duart dhe shkëmbyer përshëndetje në paralelen e 38-të në fshatin Panmunjom, ku më pas Moon e ftoi që të shkel në territorin e Koresë së Jugut për herë të parë.
Takimi mes liderëve të dy vendeve vjen pas një viti mjaft të tensionuar mes Koresë së Veriut, asaj të Jugut dhe SHBA-ve ku kërcënonin njëra-tjetrën, pasi Kim testoi raketa ndërkontinentale.
Megjithatë, liderët e dy vendeve i lanë prapa shpinës inatet dhe kërcënimet, ku atmosfera në Shtëpinë e Paqes ishte e relaksuar, pasi që Kim kishte bërë shaka me homologun e tij Moon duke i thënë se nuk do t’ia prish “gjumin” me testimet e vazhdueshme të raketave.
Koreja e Veriut ka përshëndetur takimin, ku raportohet se dyshja do të diskutojnë për shkatërrimin armët bërthamore, të ardhmen dhe paqen në përgjithësi.
Pasi të përfundoi takimi i shkurtër mes dy liderëve, ata pritet që të nënshkruajnë një deklaratë që konfirmon pjesëmarrjen e tyre në samit, dhe më pas do të mbjellin një pemë dhe do të nisen drejt kryeqendrës së vendit për një drekë punë, me ç’rast do t’ju bashkohet gruaja e liderit të Koresë së Veriut, Ri Sol Ju.
Gjatë fjalimit të mbajtur, Kim ka pranuar se është “vërshuar nga emocionet” pasi kaloi zonën e demilitarizimit, duke shtuar se ka pyetur veten në ato momente se “pse i janë dashur 11 vite që ta bëjë këtë”. Ai gjithashtu ka thënë para gazetarëve se është i gatshëm që ta takoj Moon në rezidencën e tij në Seul.
https://www.facebook.com/DailyMail/videos/3515436778516045/