14.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Pas 20 vjetëve Medreseja Alauddin rikthehet si qendër e kulturës dhe arsimit Kosovar

Më të lexuarat

Me rastin e 7 dhe 8 marsit Drejtoria e arsimit në Prishtinë dhe Medreseja Alauddin organizuan një program të larmishëm artistik e kulturor. Amfiteatri i shkollës sonë ishte i vogël për akomodimin e shumë veteraneve të arsimit, drejtor të shkollave, mësimdhënës të shumtë e musafir të tjerë. Programi kulturor i përgatitur nga disa shkolla të Prishtinës i dha sharmin e vet këtij programi. Z. Salihaj ndër tjera vuri në theks kontributin e vazhdueshëm të mesimdhenesve ndër vite.

Ai shprehu admirimin e tij para kesaj kategorie të çmuar të shoqërisë sonë. Kurse, drejtori i Medresesë z. Çunaku falënderoi të pranishmit dhe theksoi se mësuesi është piedestali i të gjithë profesionve. Kurse nënat shqiptare ishin dhe janë shtyllë e rëndësishme e shoqërisë sonë.

Në këtë eveniment u ndanë edhe shumë mirenjohje për veteranë të arsimit, mesimdhenesit e dalluar, drejtorë të shquar, etj. Po ashtu, këtu u ndanë mirënjohje dhe dhurata për tri vendet më të mira në Festivalin e recitatoreve që u mbajt në Medresenë Alauddin në Prishtinë. Vendi i parë i takoi nxënëses Aurorë Aliu, vendi i dytë Kasim Gërbeshi (që të dy nxënës të Medresesë Alauddin) dhe vendi i tretë Erona Mulolli, nxënëse e gjimnazit Sami Frashër në Prishtinë.

Medreseja Alauddin për të gjithë musafirët shtroi një drekë në restorantin e shkollës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit