0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Partitë politike me borxhe ndaj PZAP-it, kërcënohen me përmbarim

Më të lexuarat

31 janari është data e fundit deri kur partitë politike në vend kanë kohë t’ia paguajnë borxhin prej 360 mijë eurosh PZAP-it për gjobat e shqiptuara gjatë zgjedhjeve të 6 tetorit të vitit të kaluar.

Gati katër muaj pas zgjedhjeve të 6 tetorit partitë politike në vend kanë dështuar t’i kryejnë obligimet financiare ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Shqiptimi i gjobave për partitë politike u kushtoi atyre mbi 360 mijë euro, teksa vetëm disa parti kanë filluar pagesat e tyre.

Katër parti i kanë paguar në tërësi ato, një parti ka paguar gati gjysmën e borxhit dhe shtatë të tjera nuk kanë paguar ende asnjë cent, shkruan Zëri.

Në rast që të njëjtat nuk i paguajnë gjobat në kohën e përcaktuar PZAP-i mund ta iniciojë procedurën e përmbarimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit