8 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Partia FJALA nuk dorëzohet, përgatitet fuqishëm për zgjedhjet lokale

Më të lexuarat

Shkruan: Rinor KELMENDI

Kanë kaluar 4 javë nga zgjedhjet e 11 qershorit, ende diskutohet për Partinë FJALA, përderisa ajo është duke kompletuar kandidatët për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale.

Të nderuar vëllezër dhe motra ashtu siç jeni në dijeni se Partia FJALA këtë mandat nuk përfaqësohet në Kuvend më asnjë deputet, por edhe pas 4 jave njerëzit flasin për Partinë FJALA.

Kujtojmë kur në vitin 2014 Partia AKR humbi zgjedhjet parlamentare për 900 vota por ende pa u bërë java u harrua ajo punë, dhe askush nuk e përmendi më AKR-në.

Tani në vitin 2017 edhe pas 4 jave nga zgjedhjet edhe pse Partia FJALA nuk arriti të jetë pjesë e Parlamentit ende përmendet Partia FJALA.

E kjo vërtetë është argument se Partia FJALA është faktorizua dhe njerëzit po presin nga Partia FJALA suksese. E këto suksese do fillojnë nga zgjedhjet lokale që do mbahen më 22 tetor 2017.

Në fillim u akuzuam se pse po garojmë vetëm, mos harroni së të ecësh vetëm në të vërtetën është më me rëndësi se me të tjerët në të kotën! Andaj edhe ky ishte misioni i Partisë FJALA, të ecë në të vërtetën.

Edhe pse shumë menduan së Partia FJALA pasi nuk arriti të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës ajo do të pushoi aktivitetin e saj politikë, por gabuan sepse ajo çdo ditë po forcohet, Ne nuk dorëzohemi, ose fitojmë ose nuk ndalemi.

Argument është anëtarësimi online që vetëm brenda javës së parë pas zgjedhjeve ka arritur numrin katër shifror.

Ata që nuk e dinë Partia FJALA nuk është themelua për një palë zgjedhje, ajo është themelua për të mos u ndalur deri të arrin cakun. Jemi dëshmitarë se Partia FJALA e dogji karrigen e deputetit për Kauzën e saj dhe nuk u bë pjesë e koalicioneve të ndryshme siç u bën të tjerët që dogjën kauzën e saj për karrigen e deputetit. Partia FJALA ruajti pastërtinë e saj duke punuar për interesa të përgjithshme dhe jo personale.

Partia FJALA tashmë ka filluar misionin e ri që e presin për zgjedhjet lokale me 22 tetor 2017, ku pos listave për zgjedhjet lokale ajo ka edhe shumicën e kandidatëve për kryetar komunash që do garojnë:

Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan, Vushtrri, Skenderaj, Drenas, Podujevë, Rahovec, Opojë, Kaçanik, Klinë, Istog, Fushë Kosovë, Malishevë, Viti, Shtime.

Këta kandidatë për kryetar që do garojnë në zgjedhjet lokale janë kandidatë që do jenë shembull për të gjitha partitë politike në Kosovë.

Argument se Partia FJALA po forcohet është së populli është ngopur me ata që e sollën Kosovën në këtë gjendje me shkallë të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për të mos e zgjatur më shumë ju kujtojmë së ne i qëndruam dhe do i qëndrojmë besnik parimeve tona, fjalëve tona, premtimeve tona, edhe përkundër ofertave që i patëm, ne rrugëtimin tonë do e vazhdojmë vetëm me qytetarët, nuk do jemi pjesë e atyre koalicioneve që interesin personal e kanë primar përpara interesit qytetarë. Kjo dëshmon edhe një herë, se Partia FJALA me në krye Dr. Gëzim Kelmendi, nuk lëkundet nga parimet themelore.

Me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e qytetarëve Partia FJALA do të jetë çdo ditë e më e fortë dhe zë i fuqishëm për mbrojtjen e interesave të qytetarëve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit