Deputetët dolën nga salla e punimeve të Kuvendit me lulet e Srebrenicës në jaka, lule që janë simbol i masakrës.
Boshnjakët që kanë humbur jetën nën tiraninë serbe u evokuan në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë me lulet e Srebrenicës, të cilat deputetët i kishin vendosur në jakat e tyre.
Deputetët dolën nga salla e punimeve të Kuvendit me lulet e Srebrenicës në jaka, lule që janë simbol i masakrës.
Kryetari i Grupit Ndërparlamentar të Miqësisë Turqi-Bosnjë-Hercegovinë, Hakan Çavushollu (Hakan Çavuşoğlu), në konferencën për shtyp organizuar me një grup të rinjsh që kishin të ardhur nga Bosnja përmendi viktimat që nuk mundën ti shpëtonin represionit serb.
“Ndajmë dhimbjen me të afërmit dhe familjarët e viktimave të gjenocidit që ka ndodhur këtu e 17 vjet më parë në Srebrenicë dhe dënojmë edhe njëherë rëndë këtë krim njerëzor që përfundoi me vrasjen e më shumë se 8 mijë meshkujve boshnjakë”,- u shpreh deputeti Hakan Çavushollu.
Pas largimit të ushtarëve të misionit të OKB-së nga rajoni në vitin 1995 serbët kishin vrarë 8 mijë e 372 meshkuj boshnjakë, pa bërë dallime në fëmijë, të rinj e pleq./trt/kohaislame