4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Parlamenti britanik siguron dokumentet sekrete të Facebook

Më të lexuarat

Parlamenti britanik ka marrë një sërë dokumentesh të brendshme të Facebook-ut, për të cilat gjiganti i medias sociale ka luftuar për muaj me radhë për të mos u bërë publike.

Dokumentet e fshehta, disa prej të cilave mund të përfshijnë korrespondenca midis CEO së Facebook, Mark Zuckerberg dhe drejtuesve të kompanisë, rrjedhin nga një padi në Kaliforni, që përshkruajnë një seri akuzat kundër Facebook, duke përfshirë pretendimet për keqpërdorimin e të dhënave personale si dhe pretendimet se Zuckerberg krijoi një skemë që detyroi rivalët e Facebook, apo rivalët potencialë, të dilnin nga biznesi.

“Ne pretendojmë se vetë Facebook-u është shkelësi më i madh i keqpërdorimit të të dhënave në historinë e industrisë softuerike” tha Ted Kramer, pronari i Six4Three, kompania që paditi Facebook.

Kramer i tha CNN se dëshiron që Komisioni Federal i Tregtisë së SHBA (FTC) dhe avokatët e përgjithshëm në të gjithë Shtetet e Bashkuara të hetojnë akuzat.

Një zëdhënës i Facebook i tha CNN të shtunën se padia e Six4Three është pa bazë.

Dokumentet e brendshme janë marrë nga avokatët e Kramer përmes zbulimit, një proces ligjor ku njëra palë në një padi mund të marrë dëshmi nga ana tjetër.

Gjykata e Lartë San Mateo në Kaliforni urdhëroi që dokumentet të mbeten sekret, që do të thotë se ato nuk duhet të bëhen publike nga Six4Three.

Megjithatë, të hënën e kaluar, deputeti Damian Collins, kreu i komitetit parlamentar britanik që është duke hetuar për Facebook, i shkroi Ted Kramerit të Six4Three, duke kërkuar dokumentet.

Kramer ishte me sa duket në Mbretërinë e Bashkuar për punë dhe letra u dërgua në hotel në qendër të Londrës, ku Kramer ishte duke qëndruar.

Facebook u kontaktua me gjykatën në Kaliforni kur mësoi për kërkesën e Collins. Të martën, gjyqtari në rast ka urdhëruar që asnjë kopje të paautorizuar të dokumenteve përkatëse nuk mund të jepen deri në një njoftim tjetër nga gjykata dhe se “mosrespektimi do të konsiderohet një akt përbuzjeje”.

Mbrëmjen e premte, një nga avokatët e Six4Three, Stuart Gross, i konfirmoi CNN se komiteti britanik kishte marrë materialet. Nuk është e qartë kur janë marrë dokumentet.

Të shtunën mbrëma, gazeta “The Observer” në Londër raportoi se dokumentet ishin kapur pasi Kramer u shoqërua në Parlament pasi një rreshter u shfaq në hotelin e Kramer.

Atij ju tha se rrezikonte gjobë dhe burgosje të mundshme nëse nuk dorëzonte dokumentet. CNN nuk e ka konfirmuar këtë në mënyrë të pavarur.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit