Në parlamentin belg është pranuar me 75 pro dhe 52 kundër një propozimi i mbështetur nga partitë e qendrës së djathtë që formojnë qeverinë e koalicionit me kërkesë njohjen e Palestinës.
Parlamenti belg i ka bërë thirrje qeverisë që të njohë Palestinën si shtet në kohën e duhur dhe të përshtatshme.
Propozimi i mbështetur nga partitë e qendrës së djathtë që formojnë qeverinë e koalicionit u pranua me 75 pro dhe 52 kundër. Socialistët e opozitës, të Gjelbrit dhe Demokristianët Walloon kanë kërkuar njohjen e menjëhershme dhe pa kushte të shtetit të Palestinës me kufijtë e vitit 1967.
Pas njohjes së Palestinës nga Suedia në fund të tetorit edhe parlamentet e Francës, Britanisë, Spanjës dhe Irlandës kanë këshilluar qeveritë e tyre për të ndërmarrë të njëjtin hap.
Suedia ka qenë vendi i parë që e ka njohur Palestinën, ndërkohë që ka qenë anëtare e BE-së, ndërsa Polonia, Rumania, Hungaria, Çekia, Bullgaria, Qiproja greke dhe Malta vendimin për njohjen e Palestinës e kanë zbatuar para se të ishin anëtare të BE-së./trt/kohaislame