-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

PARLAMENTI AFGAN SHKARKON DY MINISTRA

Më të lexuarat

Parlamenti i Afganistanit ka kaluar sot votën e mosbesimit për ministrin e Brendshëm dhe atë të Mbrojtjes, ndërsa i ka kërkuar presidentit Hamid Karzai të emërojë zëvendësimet për ta.

Parlamenti ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, dhe ai i Brendshëm, Bismullah Mohamadi, kanë qenë përgjegjës për gabimet në siguri. Sipas ligjvënësve, dy zyrtarët kanë dështuar të adresojnë bombardimet ndërkufitare nga Pakistani, të cilat kanë detyruar qindra fshatarë të braktisin shtëpitë e tyre,njofton rel.

Anëtarët e Parlamentit po ashtu kanë ngritur dyshime për afera korruptive të dy ministrave.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit