Zëvendës-kryetari i Komisionit për Integrim Evropian të Parlamentit serb Lazlo Varga tha se nëse në Serbi do të mbahet një referendum me pyetjen “Kosova apo Bashkimi Evropian” lë të kuptojë se Serbia nuk është e gatshme të marrë përgjegjësi për një veprim të vërtetë.
“Nëse shumica në referendum zgjedhin Kosovën,Serbia nuk është në gjendja ta rifitojë atë” tha Varga.
Sipas tij duhet shikuar integrimi evropian dhe anëtarësimi në BE është alternativa më e arritshme dhe më realiste.
Sipas medieve serbe qeveria serbe do të duhet të vendosë për politikën e saj ndaj Kosovës pas Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe nëse Serbisë do t’i kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës atëherë do të duhej të mbahej një referendum në të cilin vetë qytetarët serbë do të vendosin se kë do të zgjidhnin,Bashkimin Evropian apo Kosovën./BS/kohaislame