Përdorimi në masë i biçikletave në qytetin e Utrecht, Hollandë ka detyruar autoritetet që të ndërtojnë garazhin më të madh të parkimit në botë për biçikleta. Ndërtimi i parkingut me hapësirë prej 12.500 vende do të përfundojë plotësisht vitin e ardhshëm.
Kjo është marrë si masë për të parandaluar rrëmujën që shkaktojnë biçikletat jashtë stacionit të trenit duke mbingarkuar hapësirën e kufizuar të parkimit.
Dashuria hollandeze, gjithnjë e më e madhe, për çiklizëm por përballet me mungesën e hapësirave për parkim, si edhe shtimi në një numër të kosiderueshëm të biçikletave, po i detyron autoritetet që të shpenzojnë miliona euro për parking. Buxheti prej 40 milionë euro është projektuar për të zgjidhur problemin e çiklistëve.
Parkimi do të jetë falas për 24 orët e para ndërsa 1.25 euro për secilën ditë që pason.