Hyrja në katër shkolla të mesme në qendër të Parisit u bllokua dje në mëngjes nga nxënës që protestonin kundër dëbimit nga vendi të studentes 15-vjeçare me kombësi kosovare.
Rasti i 15-vjeçares Leonarda Dibrani nga Kosova e cila frekuentonte prej tre vjetësh në lindje të Francës shkollën me rezultate të larta po përçan të majtën franceze e po zvogëlon stabilitetin e qeverisë.
Ngjarja në fjalë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e shoqërisë dhe medias franceze.
Leonarda u ndalua nga policia gjatë një ekskursioni dhe u dërgua më pas në aeroport për t’u bashkuar me familjen që u riatdhesua duke marrë fluturimin e parë për t’u kthyer në Mitrovicë.
Disa organizata dhe një pjesë e madhe e qeverisë dhe partisë socialiste franceze bënë thirrje që familja e saj të rikthehet menjëherë në Francë.
Ministri i Brendshëm francez, Manuel Valls këmbënguli se procedura u krye sipas rregullores, duke deklaruar megjithatë se kishte hapur një hetim mbi çështjen në fjalë./trt/kohaislame