9.9 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Paris: Nis gjyqi i 10 të dyshuarve për “terrorizem”

Më të lexuarat

Dhjetë persona kanë dalë para gjyqit të hënën në Paris, nën akuzat se kanë ndihmuar financimin e Lëvizjes Islamike të Uzbekistanit – organizatë e klasifikuar nga SHBA-të si ekstremiste, dhe e cila akuzohet se ka lidhje me Al Kaidën.

Të dyshuarit thuhet se kinse kanë mbledhur mijëra euro nga njerëzit në xhamitë e Francës, për t’ia dërguar lëvizjes në fjalë në periudhën 2003-2008.

Ata janë arrestuar më 2008 në Francë, Gjermani dhe Holandë.

AP citon avokatët e dy të dyshuarve t’i kenë hedhur poshtë akuzat, duke thënë se paratë janë mbledhur për qëllime humanitare.

Lëvizja Islamike e Uzbekistanit konsiderohet si grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit