Sipas rregullave financiare, të gjitha mjetet deri në 10 euro mund të mblidhen nga Komuna me para të gatshme dhe në fund të ditës ato duhet të deponohen në bankë, së bashku me dokumentin përmbledhës të përcaktuar si numër identifikues. Por, gjatë auditimit të Komunës së Kllokotit Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se ka vonesa nga një deri në tre muaj për t’i depozituar këto mjete në bankë, shkruan sot, gazeta Zëri.
Shkelje të shumta ka evidentuar Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) gjatë auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2016 për Komunën e Kllokotit.
Sipas rregullave financiare, të gjitha mjetet deri në 10 euro mund të mblidhen nga Komuna me para të gatshme dhe në fund të ditës ato duhet të deponohen në bankë, së bashku me dokumentin përmbledhës të përcaktuar si numër identifikues.
Por, gjatë auditimit të Komunës së Kllokotit Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka gjetur se ka vonesa nga një deri në tre muaj për t’i depozituar këto mjete në bankë. Sipas ZKA-së, mosdeponimi me kohë i parave të mbledhura në llogarinë bankare rrit rrezikun që mbajtja e parasë për muaj me radhë të humbet apo të keqpërdoret.
Auditori ka rekomanduar që kryetari duhet të sigurojë se do të ndërpritet kjo praktikë dhe të kërkojë nga zyrtarët përgjegjës që paratë e mbledhura të deponohen në llogaritë bankare brenda afateve të përcaktuara me rregulloret financiare dhe ta reduktojë rrezikun për manipulime të mundshme.