-2.1 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Parandalohet atentati terrorist, 75 të arrestuar në Turqi

Më të lexuarat

Policia turke ka arrestuar 75 persona të dyshuar si militantë të ISIS-it, shumë nga të cilët të huaj në një operacion në Ankara dhe Stamboll, të cilët përgatiteshin të kryenin sulme gjatë fundvitit.

Në materialin e sekuestruar në operacione, janë gjetur emrat e zonave nga ky dyshohej se ishin shënjestra të sulmit.

Vitin e shkuar, në natën e ndërrimit të viteve, mes 31 dhjetorit dhe 1 janarit, një person ka qëlluar me armë zjarri në një lokal në Stamboll, duke vrarë 39 persona.

Rreth 46 persona, mes të cilëve 43 të huaj, janë arrestuar në Stamboll dhe 29 të tjerë në Ankara. Edhe në kryeqytetin turk kanë përfunduar në pranga “disa të huaj”, kanë shkruar mediat lokale.

Ndërkohë 500 forca policore dhe agjentë kanë marrë pjesë në operacion. Policia kishte prerë mandate arresti për 17 të dyshuar të tjerë., Të enjten, 38 anëtarë të dyshuar të Shtetit Islamik, mes të cilëve sirianë, ishin arrestuar nga forcat e anti-terrorizimit, në provincën veri-perëndimore të Bursës, në prag të festës së Vitit të Ri, ndërsa janë përforcuar masat e sigurisë.

Gjatë festimeve të ndërrimit të moteve një vit më parë, një sulmues me armë zjarri ka vrarë 39 persona, duke përfshirë persona të nacionalitetit turk, arab, indian, e kanadez, në një klub nate në Stamboll.

Grupi militant, DAESH e ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Muajin e kaluar ka nisur gjykimi për personat që supozohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin e vitit të kaluar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit