3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Paralajmërojnë shkencëtarët: Folia e aluminit nuk duhet të përdoret në skarë

Më të lexuarat

Nëse jeni lloji i personit që e përdorë folien e aluminit për ta mbajtur skarën e pastër, atëherë kemi disa lajme të këqija për ju – siç duket, metali mund të transferohet nga folia në ushqimin tuaj.

Këto nuk janë lajme të mira për trupin tuaj, pasi që dozat e mëdha të aluminit ndërlidhen me sëmundjet si osteoporoza dhe Alzheimeri.

Gjithashtu, disa studime e kanë ndërlidhur përqindjen e lartë të aluminit në trup me sëmundjet e eshtrave dhe të veshkave.

Organizata Botërore e Shëndetit tregon se 40 miligramë janë sasi e përsosur për të konsumuar metal, por një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin Amerikan të Sharjah kanë treguar se ushqimi i gatuar në folie të aluminit përmban gjashtë herë më shumë të asaj sasie, ku thuhet se një porcion i mishit të gatuar përmban mbi 400 miligramë metal.

Trupi i njeriut mund t’i përballojë sasitë e vogla të metalit, por problemi është që të gjithë ne e kalojmë këtë sasi duke konsumuar ushqime si kokoshkat, djathi i verdhë, çaji etj.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit