0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Paralajmërohet versioni i ri i Lamborghini Aventador Superveloce

Më të lexuarat

Kreu i kompanisë italiane Lamborghini, Stephan Winkelmann, për mediet britanike ka konfirmuar se modeli Aventador Superveloce do të bëhet edhe me version Roadster (versioni Coupe i këtij modeli premierën botërore e ka mbajtur në muajin mars të këtij viti në panairin e veturave në Gjenevë).
 
Winkelmann gjithashtu ka thënë se kompania tashmë ka filluar të pranojë porosi për këtë veturë sportive, si dhe se është duke planifikuar serinë e limituar deri në 500 njësi.
 
Ndër të tjera, edhe ky Aventador do të ketë motorin 6.5-litër V12 me kapacitet prej 750 kuaj fuqi, transmeton Koha.net, në kombinim me marshin ISR me shtatë shpejtësi (versioni Coupe deri në 100 kilometra në orë arrin për 2,8 sekonda dhe shpejtësinë maksimale e arrin deri në 350 km/h).
 
Gjithashtu ky Aventador Superveloce Roadster do të ketë sistemin për tërheqje në të gjitha rrotat, ndërsa detaje tjera ende nuk janë bërë të ditur.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit