0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Paralajmërohen masa të rrepta për keqpërdoruesit e festivaleve, përfshirë edhe diskotekat

Më të lexuarat

Mbrëmë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka urdhëruar mbylljen e aktivitetit të “Beer and Wine Festival Prishtina”.

Shkak që është marrë ky vendim janë ankesat e shumta të qytetarëve për pjesëmarrjen e madhe të fëmijëve dhe përdorimi e shitja e alkoolit për ta.

Pas urdhrit të mbrëmshëm të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, që të mbyllet aktiviteti i “Beer and Wine Festival Prishtina”, kjo ministri ka paralajmëruar se do të inspektojnë edhe diskotekat dhe festivalet e tilla të ngjashme.

Kryeinspektori i tregut në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Lulzim Syla, ka thënë se ndaj keqpërdorueseve saktësisht ndaj organizatorëve do të merren masa ligjore.

“Këto masa nënkuptojnë që ndaj organizatorit do të dërgojmë lëndën në Gjykatë dhe Gjykata do të merret me ata”, ka treguar Syla, i cili shtoi se mbrëmë gjatë inspektimit kanë parë nga afër se si fëmijëve iu është shërbyer alkool.

Ai ka bërë të ditur se ministria nuk është kundër organizimeve të tilla por, siç u shpreh Syla, është kundër keqpërdorimit të tyre dhe shitjes së alkoolit për fëmijët nën moshën 18-vjeçare.

“Me tregu të drejtën ne nuk jemi kundër asnjë manifestimi mirëpo, jemi kundër që të gjithë ata që mendojnë se fëmijëve tanë t’iu shesin alkool nën moshën 18-vjeçare ku vetëm mbrëmë së bashku me policinë kemi identifikuar që fëmijëve iu ofrojnë apo shërbejnë pije alkoolike edhe po ashtu i kemi identifikuar ata njerëz ku ne sot do të marrim edhe masa ligjore ndaj këtij organizatori. Ne si shtet duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë nga këto të këqija të cilat po ndodhin dhe nuk do të lejojmë asnjë ven ose birrë që fëmijëve tanë t’iu shërbehet nëpër lokale birrë apo ven apo çfarëdo qoftë ajo”, ka deklaruar Syla.

Ai po ashtu ka thënë se festivalet e tilla janë të mirëpritura mirëpo, me kusht që organizatorët t’iu përmbahen rregullave dhe ligjeve.

“Ne i mirëpresim të gjitha manifestimet dhe festivalet mirëpo, me kusht që ato të jenë brenda rregullave dhe ligjeve ata mund të organizojnë përkundër neve do t’i përkrahin mirëpo, jo që fëmijëve tanë tu shesin alkool”, u shpreh ai.

Syla ka thënë se aksionet e ngjashme si ai i mbrëmshëm në “Beer and Wine Festival Prishtina” nuk do të ndalet dhe do të vazhdojë edhe nëpër diskoteka.

“Po ju bëj apel që ky aksion ka filluar dhe nuk do të thotë vetëm nëpër festivale por në të gjitha diskotekat ne do të jemi prezent dhe do t’i mbrojmë fëmijët tanë nga këto matrapazllëqet që po bëjnë njerëzit”, deklaroi Syla.

Ai ka treguar se mbrëmë gjatë inspektimit në këtë festival ka pasur një incident, ku disa të rinj janë fjalosur mes vete dhe policia ka reaguar menjëherë dhe i ka arrestuar të dyshuarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit