-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Paralajmërimi: hebrenj ekstremistë, gati të hyjnë në Al Aksa të dielën e Kurban Bajramit

Më të lexuarat

Myftiu palestinez Sheik Mohamed Hussein paralajmëroi së kolonë hebrenj po kërcënojnë të pushtojnë Xhaminë Al Aksa pikërisht ditën e Kurban Bajramit (të dielën).

Ai vuri në dukje se autoritetet izraelite mbajnë përgjegjësi të plotë për pasojat e këtyre kërcënimeve, duke i nxitur vendet arabe dhe islame që të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për ruajtjen e Al-Aksa-së atë ditë dhe mbarrëvajtjes normale të Kurban Bajrami.

Lëvizja Hamas paralajmëroi gjithashtu për pasojat e planit hebrenj radikal për të pushtuar kompleksin Al Aksa gjatë Kurban Bajramit.

Basim Naim, një anëtar i Zyrës së Hamasit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, beson se pushtimi i Al Aksa-së është njëherësh një sulm i hapur ndaj muslimanëve dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë.

Ai tha se kjo mund të çojë në përshkallëzim të konfliktit në territoret e Jeruzalemit dhe Palestinës.

Hebrenj radikalë, të shoqëruar shpesh nga policia izraelite, hyjnë në Al Aksa, duke çuar në rritjen e tensioneve midis palestinezëve dhe policisë izraelite. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit