Trembëdhjetë muslimanë të Bullgarisë janë paraqitur të martën në gjykatë, në procesin gjyqësor nën akuzat se kinse kanë predikuar forma “radikale” të islamit.
12 burra dhe një grua – imamë, myfti, dhe mësues – akuzohen se kanë themeluar një degë lokale të grupit, Al-Vakëf Al-Islami, në jug të vendit, e që sipas tyre kjo organizatë na qenka ekstremiste.
Prokurorët thonë se 13 të pandehurit predikuan një ideologji “radikale” bazuar sipas tyre në mësimet e vijës së “ashpër” salafiste gjatë namazit në xhami dhe në takimet në kafene.
Të pandehurit mohojnë çdo keqbërje.
Rreth 300 përkrahës u mblodhën jashtë sallës së gjyqit në qytetin jugor të Pazarxhikut, në kohën kur filloi gjyqi kudnër tyre.
Këshilli Suprem Musliman i Bullgarisë ka paralajmëruar se rasti mund të ndikojë në tolerancën fetare.
Rreth 13 për qind e popullsisë së Bullgarisë është myslimane./kohaislame