-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Parada e Homoseksualëve: Kusht për një Serbi evropiane

Më të lexuarat

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Serbinë se mbajtja e Paradës së Homoseksualëve është tejet e rëndësishme në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar bllokut.

Komisionarja për çështje të brendshme, Cecilia Malmstrom, ka thënë se i ka dërguar letër kryeministrit serb, Ivica Daçiq, në lidhje me çështjen.

“Parada e “Krenarsië” në Beograd do të jetë një hap i rëndësishëm për avancimin e Serbisë në rrugën evropiane dhe do të sigurojë parimet themelore të barazisë dhe mosdiskriminimit”, ka shkruar Malmstrom në blogun e saj.

Ajo ka theksuar se liria e të tubuarit dhe liria e shprehjes janë në mesin e vlerave të mishëruara në traktatet e BE-së.

Parada e Homoseksualëve në Beograd është mbajtur vetëm një herë, më 2010, duke çuar në përleshje midis policisë dhe ekstremistëve të krahut të djathtë, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë homoseksualët dhe mbështetësit e tyre.

Për shkak të kërcënimeve për dhunë, autoritetet kanë ndaluar paradën më 2009, 2011 dhe 2012./rel/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit