Një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara ka vrarë tre kolegë të tij dhe vetveten në rajonin Darfur të Sudanit.
Forca Paqeruajtëse Ndërkombëtare, e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara (UNAMID), nëpërmjet një kumtese të mbrëmshme njoftoi se të shtënat kanë ndodhur në bazën e paqeruajtësve në Mukjar, në pjesën perëndimore të Darfurit, të enjten.
Zëdhënësja e UNAMID-it, Aicha Elbasri tha se një ushtar ishte plagosur dhe se po zhvillohen hetime lidhur me këtë incident, transmeton Rel.
Kjo zëdhënëse tha se nuk ka njohuri për kombësinë e ushtarëve të vrarë./kohaislame