-1.2 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Papa ia “fali mëkatin” ish-shërbëtorit të tij

Më të lexuarat

Papa Benedikti i 16-të ia ka “falur mëkatin” ish shërbëtorit të tij, Paolo Gabriele, i cili ishte dënuar me 18 muaj burg, pasi e ka pranuar fajësinë për vjedhjen e dokumenteve sekrete të Papës dhe ua ka dhënë ato gazetarëve.

Sot në mëngjes, Papa e vizitoi Paolo Gabrielen në burg, ndërsa më vonë ai u lirua nga vuajtja e dënimit.

Një zëdhënës i Papës tha se takimi ishte “i fuqishëm” nga aspekti emocional, pasi Gabriele ka punuar gjashtë vjet për Papën.

Ish shërbëtorit të Papës, 46 vjeçar, nuk do t’i lejohet të jetojë ose punojë në Vatikan, por megjithatë Vatikani do t’i ndihmojë atij për fillimin e një jete të re, tha zëdhënësi, transmeton Rel.

Gabriele ka deklaruar se dokumentet ia kishte dhënë një gazetari, gjë që shkaktoi skandalin e njohur me emrin VatiLeaks, pasi ai nuk kishte besuar se Papa ishte plotësisht i informuar për keqbërjet e dyshuara në Vatikan./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit