Papa Françesku dënoi sistemin global financiar, duke e quajtur atë tirani për të varfërit. “Paraja është bërë një idhull, një ideologji që promovon autonominë e tregjeve dhe spekulimet financiare”, – tha Papa.
Ai akuzoi se për shkak të sistemit global financiar, jeta e miliona njerëzve nëpër botë është bërë mizerie. Vendet e varfëra, po varfërohen edhe më tej dhe për shkak të kësaj atje po përhapet dhuna dhe dëshpërimi.
“Paraja duhet të shërbejë dhe jo të sundojë”, – përfundoi fjalën e tij Papa Françesku.