Papa Françesku ka mbajtur një leksion përpara studentëve jezuitë shqiptarë dhe atyre italianë në hollin e madh të Palit V në Vatikan. Në ligjërimin e tij drejtuar studentëve, Papa foli për Jezu Krishtin.
“Kur Jezusi pa Mateun, arriti që me një shikim të vetëm t’i ndryshonte jetën”, tha Papa. “Shikimi i Jezusit gjithmonë ka qenë i shtrenjtë, dhe na ka dhënë dinjitet. Është një shikim tepër bujar”, vijoi Papa.
Ai është angazhuar ditët e fundit në mbajtjen e leksioneve për studentët e rij të teologjisë. Një numër i konsiderueshëm studentë shqiptarë kanë zgjedhur të studiojnë teologji në shkollat kishtare italiane./portalb/kohaislame