Lionel Messi i Barcelonës është një lojtar i madh, por nuk është Perëndi, tha Papa Françesku për televizionin spanjoll “La Seksta”, duke u detyruar të shpjegojë se nuk ka asnjë lidhje mes Messit si lojtar dhe Mesias si shpëtimtar.
“Në teori, thuhet që Mesia është njeri i shenjtë i Perëndisë. Nuk mund të thuash gjëra të tilla, sepse nuk janë të vërteta. Njerëzit mund të flasin për mënyrën se si e duan Messin, se ai është Perëndia në fushën e futbollit. Këto janë shprehje në popull, por vetëm Perëndia duhet të adhurohet dhe gjithçka tjetër është sakrilegj”, tha Papa Françesku.
Gazetari që udhëhoqi bisedën i tha Papës se ai besonte se Messi ishte një zot dhe e pyeti se si e vlerëson ai argjentinasin e Barcelonës.
“Sigurisht që luan në mënyrë fantastike. Ai është shumë i mirë, por ai nuk është Perëndi”, përfundoi kreu i Vatikanit. /tesheshi.com/