-2.1 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Papa Françesku : “jo” dhunë në emër të Zotit, por as tallje për fenë

Më të lexuarat

Sipas Radio Vatikanit, në Filipine, “mesazhi do të jenë të varfërit”, sidomos mbështetja e viktimave të tajfunit Jolanda. Kështu tha Papa Françesku në bisedën 45 minutëshe me gazetarët në avionin, që nga Sri Lanka e çoi sot në arqipelagun më katolik të Azisë. Të rëndësishme, fjalët e Atit të Shenjtë mbi ngjarjet e Parisit, kur theksoi se liria e shprehjes është “e drejtë themelore”, por e tillë është edhe ajo e mospërqeshjes së fesë. Ndër temat e prekura me gazetarët, pajtimi në Sri Lankë dhe Enciklika e ardhshme mbi temat e ambientit, që mund të publikohet në verë.  Në vazhdim është informacioni i të dërguarit të Radio Vatikanit, në udhëtim me Papën, Alessandro De Carolis: 

“Drithërima përgjatë shtyllës kurrizore qe e përbashkët si për kronistët ashtu edhe për kameramanët, kur Papa Françesku, pyetjes mbi të drejtën e lirisë fetare e atë të shprehjes, siç e ka zakon, nuk i bën bisht, por i përgjigjet drejtpërdrejt. Pyetja vjen nga një gazetar francez e vë në shënjestër vlerësimin e Atit të Shenjtë për ngjarjet e fundit në Paris. Këto liri, pohon Papa, ‘janë të dyja liri themelore’. Por ashtu si ‘lajthit’ kush pretendon ‘të vrasë në emër të Zotit’, kështu edhe gabon kush fyen fenë, duke valëvitur flamurin e së drejtës për të thënë ç’të dojë. Në këtë pikë, Papa është pa mëdyshje: sigurisht, duhet thënë çdo gjë, që kontribuon në ndërtimin e ‘së mirës së përbashkët’ e sigurisht, nuk duhet reaguar me dhunë kundër fyerjes, ama, as ‘nuk duhet provokuar’. ‘Nuk mund të shahet feja e të tjerëve – ngul këmbë – nuk mund të tallesh me fenë”, sepse ‘ka kufi’, ai i ‘dinjitetit’, që e zotëron çdo fe.

E ashtu si mund të kemi një reagim të keq, kur tallemi me diçka të shenjtë për dikë, ashtu njeriu mund të mbetet viktimë e natyrës së shfrytëzuar tepër prej tij. Një nga temat e konferencës së shtypit qe pikërisht Enciklika e ardhshme mbi temën e ambientit. Papa Françesku dha lajmin, që pritej prej kohësh: dokumenti duhet të jetë gati për qershor-korrik. Në fund të marsit, tha Ati i Shenjtë, do t’i kushtoj një javë përfundimit të tekstit, i cili ka arritur në bocën e tretë. Pas së parës, përgatitur nga kardinali Turkson, së dytës, rishikuar nga vetë Papa me ndihmën e ekspertëve, boca e tretë është hartuar me kontributin e teologëve. Ky variant, tregoi Françesku, është përmirësuar edhe nga Kongregata për Doktrinën e Fesë, Sekretaria e Shtetit dhe nga teologu i Shtëpisë Papnore. Papa dëshiron që Enciklika të vlejë si kontribut për mbledhjen e ardhshme mbi ambientin në Paris. Takimi i shkuar në Peru, shtoi Papa Françesku, ‘më ka zhgënjyer’ për ‘mungesën e guximit’.

I pyetur për atentatet e mundshme kundër tij, ose kundër Vatikanit, Pap Françesku tha se ka frikë sidomos për njerëzit, që shkojnë ta takojnë. Ndërsa për veten, duke buzëqeshur, nënvizoi se e përballon këtë rrezik ‘me një dozë të mirë pavetëdije’. Mënyra më e mirë për t’iu përgjigjur dhunës, theksoi, është butësia. Papa përmendi se edhe fetë e tjera punojnë kundër terrorizmit”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit