3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Papa Françesku, i shqetësuar për dhunën në Gazë

Më të lexuarat

Lideri shpirtëror i katolikëve, Papa Francesku shprehu hidhërimin për ngjarjet e përjetuara në Gazë dhe tha se vdekjet veçse do të shkaktojnë më shumë dhunë.

Në një fjalim të mbajtur në Sheshin Shën Pjetër të Romës, Papa Françesku në lidhje me 62 dëshmorët, që ranë gjatë ngjarjeve të dhunë si pasojë e transferimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Tel-Avivi në Jerusalem, tha se është “shumë i shqetësuar”.

“Jam shumë i shqetësuar si pasojë e përshkallëzimit të tensionit në tokat e shenjta dhe Lindjen e Mesme dhe rritjes së dhunës që na largon gjithnjë e më shumë nga paqja” tha Papa duke shtuar se ndjehet i hidhëruar për shkak të humbjeve të jetëve.

“I afrohem me lutje dhe dashuri atyre që janë duke vuajtur” tha Papa Françesku.

Ai bëri thirrje për dialog, drejtësi dhe paqe ndaj tensionit në rritje në rajon, duke vijuar me fjalët: “Dhuna nuk sjell asnjëherë paqe. Lufta pjell luftë, dhuna pjell dhunë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit