Papa Françesku do të vizitojë Abu Dabin në Emiratet e Bashkuara Arabe në muajin shkurt, ka njoftuar Vatikani ditën e enjte, transmeton REL.
Kjo është vizita e shtatë e Papës në një komb me shumicë myslimane, në të cilën pritet të bëjë thirrje për paqe brenda religjioneve.
Ky udhëtim do të ndodhë nga 3 deri më 5 shkurt.
Vatikani ka thënë se Papa ka pranuar ftesën nga princi i kurorës së Abu Dabit, sheiku, Mohammed bin Zayed al-Nahyan dhe nga një komunitet i vogël katolik në këtë vend.
Deri më tani Papa ka vizituar Turqinë, Jordaninë, Egjiptin, Bangladeshin, Azerbajxhanin dhe territoret palestineze, si dhe ka shfrytëzuar këto udhëtime për dialog mes religjioneve dhe ka dënuar dhunën në emër të Zotit.
“Natyra e vizitës do të jetë ‘Më ktheni mua në kanal të besimit tuaj’ dhe ky do të jetë qëllimi i Papës në Emiratet e Bashkuara Arabe”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Greg Burke.
Ndërkohë princi i kurorës, Muhammed ka thënë në një postim në Twitter se Papa është “simbol i paqes, tolerancës dhe promovimit të vëllazërisë”.