Presidenti palestinez Mahmud Abbas dhe udhëheqësi shpirtëror i botës së krishtere në Vatikan, Papa Françesku kanë diskutuar në lidhje me Lindjen e Mesme.
Sipas informcaioneve të agjencive italiane të lajmeve, në një takim të zhvilluar në Pallatin Papnor në Vatikan, Abbas është shprehur se: “Në këtë periudhë të Krishtlindjeve, ne lutemi për paqe dhe ju besojmë juve.”
Në takimin i cili zgjati rreth 20 minuta, Papa Françesku i përcolli mesazhet e tij udhëheqësit palestinez për paqen në Lindjen e Mesme.
Është raportuar se në këtë takim, Papa Françesko dhe Abbas i kanë dhënë njëri tjetrit si dhuratë një pikturë ku tregohet Jeruzalemi i vjetëri si dhe një medalje e cila përshkruan San Pietro Bazilika-n e viteve 1600.
‘UDHËHEQJA E SHBA-SË ËSHTË PENGES NË LINDJEN E MESME’
Në anën tjetër, në një intervistë me gazetën italiane La Stampa, Abbas vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara nuk janë më të mjaftueshme për të arritur paqen në Lindjen e Mesme.
Presidenti palestinez u shpreh se: “SHBA nuk mund të jetë ndërmjetësuesi i vetëm në Lindjen e Mesme. Nuk mund të ketë një ndërmjetës shtetëror që imponon vazhdimisht sanksione penale kundër Palestinës. Udhëheqja amerikane është një pengesë në Lindjen e Mesme. Ne nuk duam të vazhdojmë të bashkëpunojmë me qeverinë aktuale të Amerikës dhe nuk do të pajtohemi me kushtet që sfidojnë të drejtën ndërkombëtare.”
Duke vënë në dukje se ata janë të gatshëm për dialog të drejtpërdrejtë me Izraelin me mbështetjen e shteteve të tjera, përfshirë Rusinë, Abbas theksoi se Izraeli duhet të kuptojë se negociatat duhet të fillojnë me një zgjidhje për të dy shtetet.
Burimi : Sputnik News/ ML