Ministri italian i Punëve të Jashtme, Paolo Gentiloni, u emërua sot për të marrë kreun e qeverisë italiane dhe të zëvendësojë Matteo Renzin, njoftoi presidenca italiane.
“Ne do të punojmë në kuadër të qeverisë dhe të maxhorancës aktuale”, njoftoi Paolo Gentiloni pas një takimi me presidentin italian, Sergio Mattarella.
Është e mundur, ashtu sikurse shprehen shumë komentues politikë italianë, që ai të konfirmojë shumë ministra në postet e tyre aktuale.
Gentiloni, 62 vjeç, duhet të pranojë formalisht emërimin dhe të formojë ekipin e tij para se të mbahet një votëbesim në Parlament.