Qeveria franceze do të fillojë hetimet e reja lidhur me fëmijët e lindur pa duar në disa rajone të Francës, ka njoftuar sot ministrja franceze e Shëndetësisë, Agnez Buzyn, duke shtuar se është e papranueshme që rastet e tilla të mbeten të pandriçuara.
“Kemi vendosur që sërish të fillojmë hetimet në të cilat do të marrin pjesë mjekët dhe ekspertët e fushave të caktuara”, ka shtuar ministrja franceze.
Vetëm në En nga viti 2009 deri më 2014 kanë lindur shtatë fëmijë pa dorë, kurse në Loard gjatë periudhës 2007-2008 tre, e në Bretani katër fëmijë gjatë periudhës 2011-2013.
Rastet ishin evidentuar në zonat rurale, kurse banorët ishin alarmuar. Hetimet e para që janë kryer nga Shëndeti publik i Francës, ku është konstatuar se raste në En sipas statistikave janë në kufijtë nacional. Megjithatë, anomalitë në dy rajonet tjera nuk kanë ndonjë shpjegim.